WATERLOO IOWA (KWWL) – Televizioni kombëtar ABC-NEWS, tha se i gjithë aksioni i policisë filloi me një ndjekje policore me të shtëna armësh nga grupi i gangsterëve dhe skuadrës së policisë, dhe përfundoi me 7 armë të vjedhura të gjetura dhe 6 persona të lidhur pas hekurave.

Televizioni ABC tha se në një hetim, Policia Waterloo thotë se ngjarja ka ndodhur sot të mërkurën herët në mëngjes, kur zyrtarët gjetën një makinë që është raportuar si e vjedhur në provincën Benton County, të Iowas.

Policia thotë se kur oficerët u përpoqën të ndalonin automjetin, shoferi i pari dhe pastaj dy personat në makinë devijuan rrugën, duke shtënë me armë ndaj makinave të patrullës së policisë në një ndjekje të shkurtër. Autoritetet thonë se shoferi humbi kontrollin dhe rrëshqiti në një kanal anës rrugës, i mbuluar me borë.

Tre të dyshuarit që nuk iu përgjigjen thirrjes së policisë nga altoparlanti, u larguan duke vrapuar në faqen e një kodrine aty për rreth rrugë dhe u kapën në një distancë të shkurtër nga vend ngjarja.

Policia thotë se ata zbuluan se të dyshuarit ishin përfshirë në ndjekje, mbasi ata dyshoheshin të ishin përfshirë në një vjedhje në një lokal nate “Bar Karma” në qytetin Waterloo të Iowas.

Zyrtarët gjetën disa prova, përfshirë dhe armët e vjedhura.

Në një hetim të dytë, oficerët iu përgjigjën thirrjeve me të shtëna. Si rezultat i të dy hetimeve, Departamenti i Policisë Waterloo zbuloi 7 armë të vjedhura.

Të dyshuarit e mëposhtëm u arrestuan dhe u akuzuan në gjykim pranë Gjykatës së Qarkut Black Hawk:

Elvis Puriq, 28 vjeç, akuzuar për ndërhyrje në veprimet zyrtare, shkalla e tretë ka tentuar për vjedhje, dhe trafiku i armëve të vjedhura

Antonio McGhee, 27 vjeç, i akuzuar dhe i skenduar më parë për Policinë. Ka vozitur ndërsa licenca iu pezullua, Ka pasur “Ndërhyrje në Veprat Zyrtare”, dhe Trafiku i Armëve të Vjedhura.

Suad Çoviç, 25 vjeç, i akuzuar për shkallën e tretë tentim vjedhjeje, trafikim armësh të vjedhura dhe posedim i armëve të zjarrit si kryetar, ndërhyrje në aktet zyrtare, posedim të marihuanës.

Salih Goluboviç, 34 vjeç, i akuzuar për trafikim armësh të vjedhura, posedim i armës së zjarrit dhe lendeve narkotike Felon

Adis Didoviç, 36 vjeç, i ngarkuar me urdhrin vendor, vjedhjen e parë

– Devanta Riley, 23 vjeç, u arrestua si rezultat i thirrjes së shkëputur mes të të tjerëve, të akuzuar për kryerjen e vjedhjeve dhe tarfikimit të armëve, kërcënim me armë të rrezikshme .

Ky hetim ka rezultuar në arrestimin e grupit të gangsterëve të dhunshëm të krimit të policisë Waterloo, dhe gjetjen e 300 armë zjarri të vjedhur nga grupi i të arrestuarve.

Agjencitë e shumëfishta të drejtësisë dhe ruajtjes së rendit janë të përfshira në këtë hetim që është në vazhdim tha Televizioni kombëtar ABC-NEWS, nga Waterloo Iowa.

Image