Prokurorja e lartë e Malit të Zi, Tanja Çollan Deretiç, e cila ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes ku është kryer sulmi mbi Ambasadën Amerikane në Podgoricë, tha se janë marrë të gjitha gjurmët ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Pas përfunidimit të ekspertizës mjeko-ligjore policia e Malit të Zi bën të ditur se i dyshuari për hedhjen e bombës është Dalibor Jaukoviç.

Ndërsa e përditshmja amerikane “New York Times” shkruan se  Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë krehur terrenin rreth ambasadës.

Çollan, për televizionin publik, RTCG, ka bërë të ditur se për detajet e sulmit mbi Ambasadën amerikane në Podgoricë ka informuar Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, SDT.

Ndryshe, policia malazeze po punon në shkakun e kësaj vepre kriminale dhe thekson se me rastin e shpërthimit, përveç një krateri të krijuar, ku është aktivizuar mjeti shpërthyes, nuk është shkaktuar ndonjë dëm material në pronën e ambasadës amerikane

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Stiv Goldstin, është shprehur se dëshmitarët okular kanë parë një person të paidentifikuar rreth mesnatës se si po gjuante një objekt mbi murin e ambasadës amerikane në Podgoricë.