Një barnatore në qendrën tregtare “Antiko” në Komunen e Karposhit, është plaçkitur mbrëmë, me ç’rast janë vjedhur 40.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vjedhja është kryer rreth orës 19:55 minuta, kur një njeri i maskuar i është kërcënuar me thikë të punësuarve A.S (35) vjec, dhe S.M.K (32), më pas është larguan në drejtim të panjohur.

MPB-ja sot ka informuar se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë marë masa për zbardhjen e rastit.