Lojërat e partive politike dhe të Listës Serbe për kalimin e Demarkacionit në Kuvend, po shtojnë vuajtjet e popullit kosovar.

Fakt i gjallë për këtë është edhe kjo ditë e zakonshme para Ambasadës Gjermane në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Qindra kosovarë qëndrojnë në temperatura të ulëta e të larta nën shtyrjet e njëri-tjetrit duke shpresuar në marrjen e një vize të përkohshme për udhëtim në Evropë.

Ndërkohë, populli vazhdon të shpresojë duke qenë nën mëshirën e fatit të atyre që i kanë votuar për t’i përfaqësuar në parlament.