Përfaqësues të Listës Serbe do të takohen me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova.

Klan Kosova merr vesh se në takimin që mbahet në orën 11:15, e dërguara e Brukselit në Kosovë do të mundohet t`i bind deputetët serbë për ta votuar ratifkimin e marrëveshjes së Demarkacionit e cila pritet të bëhet të mërkurën ose të enjten.

Poashtu Klani mëson se disa nga deputetët e Listës Serbe kanë propozuar që të marrin pjesë në seancën e Demarkacionit por që të abstenojnë.