Në sulmet ajrore dhe artilerike të ushtrisë siriane mbi enklavën Guta Lindore, në afërsi të Damaskut, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 71 persona, ndërsa 325 janë lënduar, kumtoi Qendra siriane për monitoring të të drejtave të njeriut me seli në Londër.

Qendra njofton se prej të dielës janë përforcuar sulmet në enklavën Guta, e cila në këtë moment është nën kontroll të kryengritësve.