Partia Demokratike e Kosovës ka lartësuar figurën e kryetarit të saj, Kadri Veselit për siç e quajnë rolin unifikues që Veseli e ka treguar gjatë gjithë kohës për procesin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Sidoqoftë, partia e Kadri Veselit ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Bëhet thirrje te të gjitha subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët, siç e quan PDK për të mirën e qytetarëve të vendit.

PDK  përmes një komunikatë drejtuar mediave ka falënderuar të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti, transmeton Express.

“Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin”, thuhet në komunikatë.

Dy seancat e parapara për hedhjen në votim të Demarkacionit kanë dështuar të mbahen pasi pasi LDK e AAK nuk ishin në një linjë me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Demarkacionit pritet të mbahet të mërkurën në orën 10.