Justin Theroux nuk do të paraqitet në “The Late Show” me Stephen Colbert ashtu siç ishte planifikuar për këtë javë.

Aktori 46-vjeçar duhej të shfaqej në episodin e së martës, por ai nuk është më i shënuar si një mysafir i planifikuar.

Kirsten Gillibrand është renditur si mysafiri i dytë.

Vetëm pak ditë më parë, Justin dhe bashkëshortja e tij Jennifer Aniston njoftuan se po ndahen pas dy vjet e gjysmë martesë.