Ditën e djeshme, lajmi se reperi stresi shpalli fejesën me vajzën që i ka vjedhur zemrën u bë viral. Ai e bëri publike këtë ditë të veçantë me anë të një postimi në “Facebook”, ku çifti shfaqet në foto teksa këmbejnë unazat mes familjes.

Mirëpo duket se çifti nuk ka humbur kohë dhe menjëherë janë larguar nga Shqipëria. Ata janë filmuar në një video të publikuar nga “Express” në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” me valixhe në duar.

Asgjë nuk është bërë e ditur nga Stresi dhe Kejsi, por me siguri ata të dy do të jenë larguar në një vend të preferuar për të shijuar disa ditë si të fejuar, ashtu siç bëjnë të gjithë çiftet. Stresi duket shumë i lumtur për hapin e ndërmarrë.

Image