Armina Mevlani është një nga bloger-et e modës më të suksesshme në Shqipëri, por fama e saj ka kaluar kufijtë shqiptar. Herë pas here Armina është e ftuar në sfilatat e firmave më prestigjioze botërore dhe ka arritur të krijojë miqësi me disa nga emrat më të njohur të fushës së modës. Së fundmi Armina ka bërë të ditur për gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se ka bërë një bashkëpunim me një ndër firmat më të njohura italiane të bizhuterive, ‘Pomellato’. Blogerja shqiptare do të jetë ambasadorja prezantuese e bizhuterive të kësaj firme.

Duket se Armina po shkon në rrugën e Chiara Ferragni, e cila është imazhi i ‘Pomellato’ dhe një ndër femrat më me ndikim në fushën e modës dhe stilit. Kjo me siguri do të jetë një nga pikat më kulmore në karrierën e Arminës dhe duhet të ndihemi me fat që ka shqiptar që arrijnë të krijojnë emër në gjithë botën