Zëvendëskryeministri i Kosovës është duke e vazhduar trendin për shtrimin e darkave në shtëpinë e tij

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i parë dhe kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bashkuar në një darkë në shtëpinë e tij të gjithë mysafirët e shquar, që morën pjesë në shënimin e vitit jubilar të Pavarësisë së Kosovës.

Ish-presidentët, Stjepan Mesiq, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu, presidenti shqiptar Ilir Meta me bashkëshorte, diplomatë, ambasadorë nga shumë vende të botës, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilar të Pavarësisë si mysafirë të veçantë të ministrit të Jashtëm Pacolli, thuhet në njoftimin nga MPJ-ja.

“Gjatë kësaj darke u diskutua për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin e Kosovës me shtete të ndryshme të botës dhe organizatat ndërkombëtare në përgjithësi”, përfundon njoftimi.