Vendimi im është në pajtueshmëri të interesave të shtetit, ndërsa interesat e shtetit janë në kuadër të Strategjisë së BE-së, dhe pjesëmarrja do të thoshte dëmtim i interesave të shtetit. deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani i pyetur për vendimin që të mos marrë pjesë në konferencën për Ballkan perëndimor në Banjalukë.

“Vendimin nuk e mora si shqiptar, por si evropian, i cili beson në ardhmërinë evropiane të rajonit. Strategjia e BE-së për rajonin parashikon perspektivë të të gjithë gjashtë vendeve të rajonit për anëtarësim në BE dhe një prej parakushteve që ky rajon të mund të bëhet pjesë e BE-së, është
pajtimi. Dhe çfarëdo lloj iniciative e cila nuk jep kontribut drejt pajtimit, por përkundrazi përjashtohet njëra nga shtetet, është në kundërshtim me idenë e vetë Strategjisë”, deklaroi Osmani. Theksoi edhe se po të mos ishte ftuar ndonjë shtet tjetër, nuk do të merrte pjesë në këtë konferencë,
për shkak se, siç tha, nuk është në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal. “Konsideroj se ky vendim është në kuadër të interesave të shtetit”, shtoi Osmani