Të paktën 44 persona e humbën jetën në pjesën jugore të Perus në aksidentin e djeshëm të trafikut, kur nga rruga doli një autobus dykatësh dhe ra nga një kreshtë në lartësi prej 200 metrash.

Aksidenti ka ndodhur dje, herët në mëngjes, në afërsi të provincës Kamana, kumtoi policia e trafikut.

Në aksident janë lënduar 12-të persona, të cilët me helikopter janë transferuar në spital.

Tani për tani nuk dihen shkaqet për aksidentin.