Projekte muzikore, koncerte, shumë stërvitje në palestër për sfidën e hapur që ka me Blerim Destanin.

Po realisht Noizy a nuk është lodhur ndopak nga gjithë këto sfida?

Mesa duket po dhe ka zgjedhur një mënyrë fantastike për tu relaksuar me një princesh ashtu si vetë reperi e quan mbesën e tij të vogël Pryala.

Ka qenë pikërisht reperi i cili ka treguar momentet fantastike që po kalon me vogëlushen me disa foto të postuara në Instastory.

Pas kaloi një periudhe të gjatë, ai u ka rikthyer fansave të tij pamjet me mbesën e vogël e cila është vajza e motrës së Noizyt dhe duket se ata të dy kanë një marrëdhënie të mrekullueshme.

Teksa ndodhet në një prej makinave të tij luksoze, ai ka treguar se si e vogla e familjes ka filluar të flasë. Prayla dëgjohet të thotë ‘Ciao’ në videon e publikuar.

Mbresëlënëse! Një bukuroshe që Prayla me të vërtet që do ta relaksoj dhe zbavisë daja Noizyn.

Image