Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë por janë disa skuadra që argjentinasi ende nuk u ka shënuar.

Mes tyre është edhe skuadra e Chelseas me të cilën sot Barcelona do të përballet në “Stamford Bridge” në ndeshjen e vlefshme për 1/16 të Champions Leagues.

Gjatë 8 ndeshjeve kundër londinezëve, Messi ka luajtur 655 minuta por nuk ka mundur të shënojë, sot është mundësia e tij e artë për të shtuar në listën e tij ekipeve që i ka shënuar.

 

Lista e klubeve që Messi nuk i ka shënuar:

Chelsea           – 8 ndeshje – 655 minuta  –  0 gola

Inter                – 3 ndeshje  –  270 minuta  – 0 gola

Liverpool         – 2 ndeshje  – 180 minuta  – 0 gola

Rubin Kazan   – 4 ndeshje  – 237 minuta  – 0 gola

Udinese          – 1 ndeshje   – 70 minuta   – 0 gola

Benfica            – 2 ndeshje  – 122 minuta – 0 gola