Një fshat në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, pasi janë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit që furnizon me energji këtë zonë.

Bëhet fjalë për fshatin Picallë, pranë Selitës, ndërsa OSHEE ka denoncuar në polici ngjarjen.

Për shkak të terrenit, është i vështirë rikuperimi në kohë i demit, duke bërë kështu që të ngelen pa drita 24 abonentë të fshatit.