Neymari është i sëmurë dhe mbetet në dyshim për ndeshjen që PSG-ja e zhvillon të dielën mbrëma kundër Marseille.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery. Ai shpreson se braziliani do të stërvitet normalisht nesër për të qenë gati të dielën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Sa i përket ndeshjes me Real Madridin, Emery konfirmon se nuk ka të bëjë me asnjë dëmtim që klubi dëshiron të mbajë të fshehtë, Neymari pa asnjë problem do të jetë gati për kampionët e Champions League.

“Neymari është i sëmurë. Shpresoj që nesër të stërvitet dhe të luajë të dielën kundër Marseille”, tha Emery.

“Nuk jam mjek, por doktori më ka thënë se Neymari është i sëmurë, siç ishte Lass Diarra dje. Nuk ka të bëjë me dëmtim, duket se është i ftohur”