Paul Scholes e ka arsyetuar De Gean nëse gjatë verës dëshiron ta lë Man Unitedin për Real Madridin.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka thënë për “Goal” se do të jetë e vështirë për klubin që ta mbajë David de Gean nëse Real Madridi e dëshiron spanjollin në “Santiago Bernabeu”.

De Gea ishte afër transferimit në Madrid në vitin 2015, por gjithçka dështoi në minutat e fundit, për mos kompletim të dokumentacioneve.

“Duhet të qëndrojë këtu, por mendoj se do të jetë e vështirë nëse Real Madridi e dëshiron”, tha Scholes për Goal. “Ai po tregon se është portieri më i mirë në botë dhe nëse Madridi e do, mund ta kuptoni se pse David dëshiron të shkojë, aq sa duam edhe ne që të qëndrojë”.

“Duhet ta kuptojmë pasi është nga Madridi dhe do të dëshironte që të luajë për një ekip që lufton çdo sezon për Champions League”, shtoi mes tjerash Scholes.