Në gjashtë deri tetë lokacione me madhësi prej rreth 300 hektarë do të ndërtohen sisteme të vogla për ujitje përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian.

Me këto sisteme të cilat do të jenë me shpenzime të ulëta pritet të rritet konkurrenca në bujqësi, të ruhen të ardhurat në këtë sektor dhe të zbuten efektet negative nga ndryshimet klimatike.

“Gjendja me sistemet për ujitje nuk është e kënaqshme. Në disa rajone sistemet për ujitje janë jofunksionale dhe të shkatërruara për shkak se nevojitet rehabilitim urgjent, si dhe ndërtim i sistemeve të reja”, theksoi ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, në prezantimin e sotëm të projektit.

мали системи за наводнување

Nga Bashkimi Evropian theksojnë se sipas Bankës Botërore bujqësia është një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe se duhet të bëhet harmonizim i politikave bujqësore me këto ndryshime që të mbrohen nga rreziqet bujqësia dhe blegtoria.

“Pritet që për shkak të thatësirës, të gjitha rajonet bujqësore të goditen, që nënkupton humbje të mëdha për bujqit. Një nga masat është të sigurohet qasje në ujitjen e rajoneve bujqësore të cilat do të goditen nga ndryshimet klimatike”, theksoi Virve Vimpari, udhëheqëse në repartin për punë operative të delegacionit të BE-së në Shkup.

Në kuadër të projektit është planifikuar të përpunohet dokumentacion në projektin për sistemet për ujitje për çka janë siguruar mjete në lartësi prej 1,7 milionë euro, ndërsa ndërtimi do të realizohet me mjetet tanimë të siguruara nga IPA programi 2015.

Me Programin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural është planifikuar rritje e potencialit për ujitje të 250 mijë hektarë në 15 deri 20 vitet e ardhshme. Ajo do të realizohet përmes rehabilitimit të sistemeve ekzistuese dhe ndërtimin e sistemeve të reja të ujitjes.