Qeveria në seancën e sotme të 55-të e miratoi Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për për shërbime mediatike audio dhe audiozuale.

Siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, qëllimi bazë i këtij Propozim-ligji është departizimi dhe profesionalizmi i servisit publik radiodifuziv dhe trupit rregullator. Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Ndryshimet esenciale që propozohet kanë të bëjnë me zgjedhjen e trupave udhëheqës dhe drejtorët e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë dhe të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, si dhe lidhur me financimin e punës së RTVM-së dhe ASHMAA-së.

Në propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi edhe Propozimin-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për formimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifizioni i Maqedonisë, me qëllim bazë për harmonizim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.