Pesë nga 17 viktimat ishin fëmijë. Mbeturinat në zonën e varfër me popullsi të dendur ku ndodhi fatkeqësia arrinin lartësinë e një ndërtese trekatëshe. Shtëpitë u shkatërruan dhe disa banorë të zonës u larguan. Njerëzit shpesh gërmojnë nëpër mbeturina, duke kërkuar ushqim dhe artikuj për t’i shitur.
“Sot konfirmojmë se 17 persona janë vrarë, duke përfshirë 12 të rritur dhe pesë fëmijë. Ne konfirmojmë se pesë persona janë në spital, duke përfshirë tre të rritur dhe dy fëmijë”,– tha kryetari i Këshillit Bashkiak të Maputos, David Simango.
“Edhe dy njerëz u gjetën atje, mungojnë makineritë dhe ne nuk kemi mbështetje nga askush, për shembull dy njerëz u morën tani nga mbeturinat dhe ne nuk kishim barelë për t’i vënë njerëzit. Është shumë e komplikuar”,– u shpreh dëshmitari, Pedro Ndzovo.
Mbeturinat Hulene ndodhen midis shtëpive në qytet dhe janë një depo e pasigurt dhe e vjetër, mbyllja e të cilave ka qenë në diskutim për shumë vite.