Të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në Maputo, kryeqytet i Mozambikut, pasi një grumbull i lartë mbeturinash dhe plehra i gjatë 15 metra ka ngujuar shtatë shtëpi.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës tre pas mesnate sipas kohës lokale në lagjen e varfër Hulena. Shtëpitë ishin të ndërtuara në mënyrë joligjore, ndërsa autoritetet në disa raste kërkuan që banorët t’i braktisin.

“Deri më tani janë gjetur 17 trupa. Druajmë se ka ende. Edhe më tej zgjasin kërkimet pas personave të ngtujuar nën grumbullin e mbeturinave”, deklaroi funksionari lokal, Despedida Rita.