Mediat britanike raportojnë se një takim i nxehtë mes trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinhos, dhe mesfushorit Paul Pogba është mbajtur këtë javë, pas të cilit portugezi thuhet t’ia ketë bërë më dije yllit francez se ai është shefi në United.

Mourinho e ka kritikuar përfaqësuesin francez në javët e fundit e madje e ka lënë në stol në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma kundër Sevillës, transmeton Express.

Sipas The Sun, dyshja ka mbajtur një takim të nxehtë në zyrën e Mourinhos në Carrington, i cili nuk ka shkuar mirë.

Pogba ia kishte bërë të ditur Mourinhos se është i palumtur me situatën në të cilën gjendet, ndërsa bashkëlojtarëve të tij pakënaqësinë me taktikat e ndeshjeve të fundit.

“Shikoje shenjen në derën time kah të dalësh jashtë, thotë ‘Unë jam trajneri’. Unë jam shefi këtu”, thuhet t’i ketë thënë Mourinho Pogbas