Jose Mourinho beson se rezultati 0:0 është i drejtë me atë çfarë është parë në fushën e lojës

Skuadra spanjolle Sevilla ka dominuar nga fillimi e deri në fund Manchester Unitedit, duke dërguar 25 goditje në drejtim të De Geas, ndërsa anglezët kishin vetëm gjashtë.

Por, për Mourinhon rezultati 0:0 është i drejtë, pasi është pasqyrë e asaj çfarë është parë në fushën e gjelbër.

“Nuk jam i lehtësuar se nuk humbëm. Statistikat janë ato që janë, por ju mund të keni 15 goditje, ku 13 prej tyre janë vetëm për statistika. Ndjej se rezultati është ashtu siç ishte ndeshja”, tha Mourinho pas ndeshjes. /