Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në viset malore me reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në nëntë gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë.