​Trajneri i Sevillas, Vincenzo Montella është shumë i lumtur që do të luajnë ndaj Manchester Uniedit në Ligën e Kampionëve, por thotë se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, e komplikuar

Sevilla dhe Manchester United do të takohen nesër në Sanchez Pizjuan, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i skuadrës spanjolle, Vincenzo MOntella thotë se ata janë të përgatitur dhe të lumtur që do të luajnë ndaj Unitedit.

Ai insiston se skuadra e tij duhet të luajë me vetëbesim dhe dëshirë kundër anglezëve.

“Jam shumë i emocionuar me ndeshjen e nesërme, e cila do të jetë e vështirë dhe e komplikuar”, tha fillimisht Montella gjatë konferencës për media.

“Ne duhet të jemi gati psiqikisht dhe fizikisht. Ne kemi besim te lojtarët, të cilët duhet të luajnë me kokë dhe dëshirë të madhe”