Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Federika Mogerini sot deklaroi se disa donatorë kanë premtuar 414 milionë euro për pesë vende të varfëra në zonën e Sahelit në Afrikën Perëndimore.

Sipas Mogerinit, vlera e premtuar i ka tejkaluar të gjitha pritjet.

Ajo theksoi se 176 milionë euro do të sigurohen nga buxheti i BE-së, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë dypalëshe nga vendet e tjera anëtare.

Paratë janë siguruar në Samitin në Bruksel ku marrin pjesë 32 liderë dhe 60 delegacione, ndërsa janë dedikuar për ndihmë të vendeve Burkina Faso, Çadin, Malin, Mauritaninë dhe Nigerinë.