Modelet nuk janë vetëm 20 vjeçare! Mund të jesh në formë ideale dhe të mos ngurosh për të pozuar përpara apartit edhe kur ke moshën e Jane Seymor, plot 67 vjeç.
Ajo ka pozuar për një nga revistat më të famshme që ekspozon pikërisht format e mira të trupit, Playboy.

Përveç fotografive, Jane është intervistuar nga revista në shtëpinë e saj. “Përpiqem që të jem brenda normave, pra të mos kaloj cakun për të dëmtuar karrierën apo familjen time”- ka thënë ajo për revistën ndërsa fotografitë e saj kanë bërë xhiron e botës, pse jo duke shkaktuar zili!