Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës ka vetëm në qafat malore Strazhë, Pletvar dhe në Krushevë, ku dukshmëria është prej 100 deri 150 metra, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e djeshëm për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore  po zhvillohet në rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme,  shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion. Në grykat është e mundur paraqitja e rrëshqitjes së tokës, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë- Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.