Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesin e përhershëm të UNICEF-it në Maqedoni  z. Benxhamin Perks.

UNICEF-i është agjenci udhëheqëse e OKB-së për humanizëm dhe zhvillim që punon globalisht për të drejtat e çdo fëmije. Çdo fëmijë ka të drejtë për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër. Të drejtat e fëmijës fillojnë me strehim të sigurt, të ushqyerit, mbrojtje nga fatkeqësitë dhe konfliktet dhe kalojnë ciklin jetësor: kujdes prenatal për lindje të shëndetshme, ujë të pastër, ajër dhe të drejtë për higjienë personale, mbrojtje shëndetësore dhe arsim.

Për këtë qëllim, në takim u diskutua për  përforcimin e bashkëpunimit midis UNICEF-it dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor si dhe për aktivitetet e përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm për fëmijët si grupi më i ndjeshëm në shoqëri.

Sipas Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni vret 1.350 njerëz në vit. Fëmijët janë grupi më i ndjeshëm, sepse ata kanë një organizëm në zhvillimin dhe frymëmarrje më të shpejtë, kështu që fusin më  shpejtë  substanca të kontaminuara në trup. Çdo fëmijë i dytë i sëmurë është trajtuar vitin e kaluar nga sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat janë kryesisht  pasojë e drejtpërdrejtë e ajrit të ndotur. Fëmijët janë më të prekur, veçanërisht në sezonin e ngrohjes, kur përqendrimi i grimcave të ngurta rritet. Zhvillimi i trurit të fëmijës është nën goditjen më të madhe në pesë vitet e para.

Të dy palët diskutuan gjithashtu mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe degradimin e mjedisit jetësor, të cilat  minojnë të drejtat e fëmijëve, njëherësh u harmonizuan  rekomandimet dhe aksionet e ardhshme që do të ndërmerren së bashku në përputhje me prioritetet kombëtare dhe globale

Me rëndësi të madhe është edhe ngritja e ndërgjegjes publike tek fëmijët rreth të drejtës për qasje deri te uji i pastër, menaxhimin me mbeturinat dhe të drejtën e garantuar me kushtetutë për ajër të pastër për të gjithë fëmijët.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????