Beteja për enklavën siriane nën rrethim Guta Lindore do të mund të shndërrohet në skenarin e përsëritur të betejës për Alepon, paralajmëroi sot i dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë, Stafan de Mistura.

“Ekziston rrezik të bëhet Alepo e dytë, ndërsa ne, shpresoj, e mësuam leksioni nga kjo goditje”, deklaroi Mistura.

Guta Lindore është paralagje e Damaskut nën kontroll të kryengritësve sirian, rajoni i së cilës është i rrethuar nga forcat qeveritare.

Paraprakisht, organizata joqeveritare me seli në Londër, Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, kumtoi se në sulmet ajrore dhe artilerike të forcave qeveritare mbi Gutën Lindore, vetëm për 24 orë janë vrarë 98 persona, mes të cilëve 20 fëmijë dhe 15 gra.

Ndryshe, beteja në Alepo ka zgjat nga viti 2012 deri në vitin 2016, gjatë së cilës kanë humbur jetën 31.112 persona, duke përfshirë edhe numër të madh të civilëve.