Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës ka dalë në mbështetje të idesë së kryeministrit Edi Rama për një President të përbashkët.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Lekaj ‘lutet’ që Kosova dhe Shqipëria të kenë një kryeministër dhe President siç tha ‘për nipërit tanë’.

“Këto troje u bëfshin me një President, Kryeministër e Parlament. Ëndrra jonë u bëft realitet për nipërit tanë!”, shkruan Lekaj në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë foli për një president të përbashkët për të dy vendet në të ardhmen.

Kjo ka ngrit debat ndërmjet analistëve dhe partive politike.