Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuar se qeveri po bën presion që të mos kompletohet përbërja e KSHZ-së.
Milloshovski ka shkruar në facebook se ministër nga radhët e LSDM-së, është paraqitur tek deputetët e shumicës qeveritare dhe ka dhënë udhëzime që të votohet kundër pikës së KSHZ-së, ose ajo të hiqet nga rendi i ditës, e caktuar për sot.
“Në lidhje me propozimin tim, partitë në pushtet (Tuntev nga LSDM, Ademi nga BDI) u deklaruar se është në përputhshmëri me ligjin dhe se do ta përkrahin. Të njejtën e vërtetoi edhe udhëheqësia e VMRO-së. Por në ndërkohë kanë arritur urdhra të reja nga pushteti ekzekutiv deri tek shumica parlamentare: ministër nga radhët e LSDM-së është paraqitur tek disa deputetë dhe ka kërkuar që të votohet kundër kompletimit të KSHZ-së, ose deputetët e shumicës ta heqin nga rendi i ditës pikën për KSHZ, ose LSDM dhe BDI të zhvendosin më poshtë këtë pikë dhe para se e njëjta të vije në radhë të ndërpritet seanca dhe caktimi i seancës së radhës të prolongohet”, ka shkruar Milloshovski,