Milan do të tentojë ta transferojë portierin e Napolit, Pepe Reina, nëse e shet Gianluigi Donnarumman gjatë verës.

Sipas Gazzetta dello Sport, pasiguria që e rrethon Donnarumman e ka detyruar Milanin ta shohë Reinan si zëvendësues të tij, transmeton Express.

Spanjolli do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe edhe në të kaluarën është lidhur me “Kuq e zinjtë”.

Gazeta italiane shton se marrëdhëniet e 35-vjeçarit me pronarin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është edhe aq e mirë.

Ai shihet si zëvendësuesi më i mirë i adoleshentit italian duke qenë se është ekspert, e njeh ligën italiane dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.