Juventusi mund të bëjë ofertë për ikonën e Romës, Alessandro Florenzin, i cili tashmë e ka refuzuar kalimin te Milani, sipas Tuttosport.

Përfaqësuesi italian mund të luajë si mbrojtës i djathtë, anësor, mesfushor apo edhe në vijën e sulmit, transmeton Express.

Ai është lojtari më i fundit që është lindur dhe rritur në Romë, pas Francesco Totti dhe Daniele De Rossi, që bartë shiritin e kapitenit kur De Rossi nuk është i pranishëm.

26-vjeçari ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2019 dhe sipas gazetës italiane, negociatat për renovimin e saj po zvarrite.