Komuna e Strugës përmes një komunikate për media pas lajmit për blerjen e veturave të reja ka akuzuar se ish-kryetari Ziadin Sela ka harxhuar mbi 150.000 euro në vit për mirë mbajtjen e veturave.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se qeverisja e mëparshme nga keq menaxhimi dhe keq përdorimet që kanë bërë me veturat në pronësi të Komunës së Strugës e kanë sjellë gjendjen që të gjashtë veturat e komunës të jenë në gjendje shumë të keqe edhe pse për to janë shpenzuar më shumë se 150.000 euro në vit. Ka rezultuar nga verifikimi faktik se për këto vetura nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e tyre të cilat janë lënë në gjendje të mjerueshme. Gjendja aktuale tregon që dhe nevojat kryesore dhe elementare në interes të komunës nuk mund të plotësohen me veturat aktuale.

Qytetar të nderuar, koha e keqpërdorimeve ka përfunduar dhe të jeni të sigurt se ne si komunë kemi sjell vendim që të gjashtë veturat nëpërmjet licitimit publik të shiten dhe në të njëjtën kohë furnizimi i ri do të lehtësoj buxhetin e komunës me shumat e larta për mirëmbajtjen e veturave të cilat arrinin vlerën prej 150 000 euro.”, thuhet në njoftimin e komunës.