Për 5,9 për qind është ulur numri i përgjithshëm i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor në tremujorin e katërt të vitit të kaluar në krahasim me muajin e njëjtë nga vitit 2016, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas llojit të transportit, për 8,8 për qind është ulur numri i pasagjerëve të transportuar në transportin urban, ndërsa për 3,2 për qind në transportin periferik, derisa për 2,6 për qind është rritur transporti ndërurban, ndërsa për 9,5 për qind transporti ndërkombëtar.

Të dhënat statistikore tregojnë se në tremujorin e katërt të zbatuar me tremujorin e tretë numri i përgjithshëm i pasagjerëve është rritur për 22,4 për qind.

Sipas llojit të transportit, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin urban është rritur për 27,2 për qind, në transportin periferik për 25,9 për qind, në transportin ndërurban është ulur për 6,1 për qind, derisa në transportin ndërkombëtar ulja është 29,2 për qind.

Në tremujorin e katërt nga viti 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2016, numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në transportin rrugor është rritur për 4,4 për qind.