Avokatët e të akuzuarve në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore për sulmin mbi deputetin Zijadin Sela vërejtën se eksperti nuk ka pasur licencë për punë në momentin kur është kryer analiza.

Sipas prokurorisë, nuk ka pasur as nevojë nga ajo sepse ekspertiza është bërë nga ana e Institutit për mjekësi ligjore, i cili është institucioni më i lartë në Maqedoni për këtë problematikë.

Vërejtje në mbrojtje ishte edhe ajo që Sela kur është pranuar në KARIL ka pasur rezultate normale, të cilat dallojnë nga ato në raportin e ekspertëve në çka eksperti Zdravko Çakar u përgjigj se pasqyra klinike mund të zhvillohet edhe më vonë si pasojë e seriozitetit të lëndimeve.

Në pyetjen e gjykatësit, për sa kohë sipas natyrës së lëndimeve mund të shkaktohet vdekja, eksperti tha se nuk mund të precizohet intervali kohor sepse gjithsecili reagon në mënyrë individuale ndaj lëndimeve.

Në rastin konkret, lëndimet kanë sjellë deri në përhapje të mëtutjeshme të pasojave, por jo edhe deri në përfundim me vdekje.

Para gjykatës momentalisht jep mendim edhe ekspertja Verica Popovska, sipas së cilës lëndimi i Selës nga ana e djathtë e kokës ka mund të shkaktohet nga goditja e drejtpërdrejtë me një send të fortë dhe goditja ka mund të jetë edhe me këmbë.

Paraprakisht, në seancën e sotme të gjykimit dha mendim edhe eksperti Zdravko Çakar, i cili i konfirmoi rezultatet që i ka dhënë edhe para Prokurorisë. Theksoi se nga lëndimet që i janë shkaktuar Selës, më e rrezikshme dhe më e rëndë ka qenë shtypja e trurit dhe ënjtja e pjesës të djathtë ballore. Rreziku për jetë ka qenë nga dëmtimi i indit të trurit.

Dje para gjykatës dëshmoi Ziјadin Sela. Tha se në sallën për shtyp është goditur me monitor dhe me shtizë flamuri dhe se ka dëgjuar kanosje të drejtuar drejt tij se do të vritet.

Në seancën paraprake, avokati i Selës kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milionë denarësh. Mjetet që kërkohen si dëmshpërblim janë për shpenzimet materiale për mjekimin e Selës, si dhe për dhimbjen e pësuar fizike, cenimin e integritetit personal dhe për frikën e pësuar.

Në këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski,l Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar janevski – Toshta, Andrej Micov,l Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavloovski.