Mbështetje të fuqishme nga Gjermania për përcaktimet strategjike të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO mori kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takimin e sotëm në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Kemi marrë mbështetje të fuqishme nga pala gjermane për përcaktimet tona strategjike, hyrjen në BE dhe NATO. Neve na mbetet të vazhdojmë me reformat dhe me zgjidhjen e kontestit me Greqinë. Këto janë çështje të vështira, por ne do të gjejmë zgjidhje, në të cilën do t’i kyçim edhe opozitën edhe kryetarin e shtetit, ndërsa do të pyeten edhe qytetarët”, tha Zaev.

Shtoi se në takim është vlerësuar se Republika e Maqedonisë vitin 2017 e ka përfunduar si rrëfim jashtëzakonisht të suksesshëm.

“Kemi arritur ta ngrisim procese për zgjidhjen e  moskuptimeve shumëvjeçare me fqinjët tanë”, tha Zaev, duke aluduar në marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe negociatat e ripërtëritura me Greqinë.

Заев и Меркел

Qeveria e Maqedonisë, theksoi Zaev është e vendosur që t’i zgjidh problemet me fqinjët  dhe të zhvillojë bashkëpunim rajonal.

Ai e ftoi kancelaren Merkel që gjatë vitit ta vizitojë Maqedoninë.

Kancelarja gjermane theksoi se Gjermania e mbështet integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, por se në atë proces çdo vend vlerësohet individualisht, varësisht nga arritjet e tij dhe plotësimet e kritereve.

Për Merkelin nuk është i rëndësishëm data për hyrjen në Union, por nëse vendi i ka plotësuar kriteret.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se kur pret që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhet anëtare, ajo tha se janë të rëndësishme reformat.

Ajo theksoi se Procesi i Berlinit kishte për qëllim t’i intensifikojë kontaktet midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast këtu e potencoi për momentin rolin e Bullgarisë, e cila si kryesuese aktuale me BE-në jep kontribut për këtë.

E përmendi samitin në muajin maj në Sofje me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas në Londër do të ketë takim të pjesëmarrësve në Procesin e Berlinit.

Si jashtëzakonisht të rëndësishëm për rajonin i theksoi projektet nga sfera e transportit dhe përmendi se iniciativa të tilla ka në të gjitha vendet.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ndikimin eventual rus ndaj aspiratave të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO, Zaev tha se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, por se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet.

“Ne jemi një vend i vogël, dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie me të gjitha vendet, natyrisht dëshirojmë t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona me Rusinë, por nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe në BE”, tha Zaev..

Заев и Меркел

Kryeministri i Maqedonisë e theksoi mbështetjen nga ana e Gjermanisë edhe në planin ekonomik. Gjermania theksoi Zaev, është partneri i parë tregtar dhe ndër partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë. Këmbimi bilateral tregtar në vit arrin 3,6 miliardë euro, ndërsa në Maqedoni punojnë 200 ndërmarrje gjermane të cilat kanë hapur 20 mijë vende të punës. Zaevi i ftoi kompanitë gjermane të vazhdojnë të investojnë në Maqedoni dhe në këtë, siç tha, do të kenë mbështetje të fuqishme nga Qeveria.

Zaev e theksoi edhe bashkëpunimin në mbrojtje, duke përkujtuar se mbi 200 oficerë nga Maqedonia janë trajnuar nga armata gjermane, ndërsa paqeruajtësit e ARM-së në misionin në Afganistan janë nën komandën gjermane.

Zaev informoi edhe se po bisedohet për arritjen e marrëveshjes për njohjen e patentave.

Kryeministri i Maqedonisë i cili e kryeson delegacionin qeveritar në përbërjen e të cilit janë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, pasditen e sotme në Berlin do të ketë takim edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Valter Shtajnmaer.