Vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish i dashuri i saj i fundit, Emily Ratajkowski ka gjetur ngushëllim në krahët e një tjetër mashkulli.

Jo vetëm e dashuruar por tashmë bukuroshja është edhe e martuar.

Ka qenë 26-vjeçari, Sebastian Bear-McClard, i cili e ka zbuluar surprizën e martesës në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një foto me Emilyn, krah së cilës shkruan: ‘Pra. Kam një surprizë. U martova sot “.