UNICEF ka ndezur alarmin për vdekjen e foshnjeve të porsalindura për Maqedoninë, duke e renditur në vendin e dytë në Evropë.

Edhe pse në Ballkanin Perendimor numri i vdekjeve është duke u ulur, në Maqedoni gradualisht po rritet.

Nga gjithësejt 1000 lindje, në Maqedoni vdesin 105 foshnje. Kjo është mesatare shumë problematike, që e krahason Maqedoninë me vendin Grenada, të cilat ndajnë vendin e parë dhe të dytë.

Në listë, më mirë qëndron Koreja e Veriut me 85 vdekje në 1000 lindje.

Për këtë UNICEF fillon fushatën ”Jetë për çdo fëmijë”. /Telegrafi/