Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim midis Klubit të konsulentëve/ekspertë të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe shtëpisë konsulente zvicerane me renome “Af Konsalt” sot u zyrtarizua formimi i Klubit detyra e të cilit është që të bashkojë ekspertë nga fusha e energjetikës, infrastrukturës dhe industrisë dhe përmes të cilit vendi do të eksportojë shkathtësi të ekspertëve.

Ekspertët do të grupohen në regjistrin që do të zhvillohet në Odë, në të cilin do të grumbullohen të gjitha të dhënat për kualifikimet e tyre profesionale dhe përvojat paraprake. Të dhënat do të jenë të disponueshme për subjektet e interesuara për angazhimin e konsulentëve dhe ekspertëve nga Maqedonia për aktivitetet dhe projekte në vend dhe jashtë vendit.

“Me nënshkrimin e memorandumit eksportojmë për herë të parë dije nga Maqedonia në mënyrë të organizuar. Kjo na ka munguar dhe është mirë që në këtë moment kemi mbështetje për ta bërë nga AF Konsalt, një nga shtëpitë më të fuqishme. Do të punojmë sa më saktë që të jetë e mundur, qartë dhe në mënyrë të programuar që të bëhet realitet dhe ju të merrni në shans që përmes Odës ekonomike ta eksportojmë dijen juaj jashtë vendit dhe të përfitojmë të gjithë nga kjo”,  ju porositi kryetari i Odës ekonomike Branko Azeski ekspertëve të pranishëm dhe afaristeve në Odë.

Ai porositi se Oda beson dhe e mbështet në të gjitha segmentet programin e Qeverisë për zhvillim ekonomik.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev theksoi se Maqedonia më herët ishte e njohur si vend bujqësor e cila eksporton verë dhe ushqim, ndërsa shumë pak prodhime industriale me cilësi të lartë.

“Si shtet duhet të jemi të përcaktuar sa më shumë që është e mundur të ndërtojmë punë intelektuale në prodhimet tona ose puna jonë  intelektuale të vlerësohet në botë. Fella profesionale në pjesën e prodhuesve dhe industrisë duhet ta bëjë këtë hap dhe pikërisht formimi i Klubit të konsulentëve është hapi i duhur në këtë drejtim”, tha Angjushev.

Ai theksoi se Oda ekonomike e Maqedonisë i njeh saktë drejtimet në të cilat lëvizë ekonomia e Maqedonisë dhe me ngjarje si kjo sot ndihmon në zhvillimin e saj.

“Kjo është mënyra si në bashkëpunim me shtëpi me renome siç është Af Konsalt dhe me resurset lokale dhe dituritë që i kemi në shtet të kontribuojmë për zhvillimin e industrisë lokale, por edhe të eksportojmë dituri në botë”, potencoi Angjushev.

Nënkryetari i AF Konsalt, Robert Host tha se në Maqedoni ka shumë fuqi punëtore me përvojë dhe profesionale, sidomos në inxhinieri dhe shtoi se fillimi i funksionimit të Klubit është hap i madh për vendin.

“Përmes bashkëpunimit me ne Maqedonia do të eksportojë mjeshtëri eksperte në mbarë botën. Mjeshtëritë që do të fitohen në vendet e huaja do të mund të importohen në vend dhe të aplikohen në nivel lokal”, tha Host.

Ai theksoi se janë një ndër shtëpitë udhëheqëse konsulente në botë me rreth 10.000 inxhinier të punësuar në 25 përfaqësi në mbarë botën mes të cilëve edhe nga viti 2012 edhe në Maqedonia dhe se momentalisht realizojnë më shumë se 1.500 projekte në 75 shtete në fushën e energjisë hedro dhe termo, burimeve ripërtëritëse të energjisë, energjisë bërthamore… Në Maqedoni kanë bashkëpunuar me më shumë projekte që i kanë kryer kompanitë shtetërore MEPSO dhe ELEM, nga i cili është i fundit për modernizimin e TEC Osllomej për punën e qymyrit të importuar.