dministratë transparente, llogaridhënëse, efikase dhe profesionale është një ndër prioritetet e Qeverisë të parapara në Strategjinë për reforma në administratë të vitit 2018-2020, përmbajtjen e të cilës sot e prezantoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Krijimi i politikave dhe koordinim, shërbim publik dhe menaxhim  me resurset njerëzore, përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe transparencë, shërbime publike dhe mbështetke të TIK të administratës, si dhe menaxhimi me financat publike, janë pikat kyçe të cilat në vetvete i përmban Strategjia, e cila dje ishte miratuar në seancë qeveritare, së bashku me Planin Veprues për zbatimin e saj.

“Është paraparë plan për depolitizim të administratës, si një ndër problemet themelore përmes avancimit të përzgjedhjes, punësim në bazë të parimeve të shërbimeve, trajtimit të njëjtë dhe korrekt, si përfaqësim i drejtë të të gjitha komuniteteve”, theksoi Mançevski.

Është paraparë ripërcaktimin e sistemit për vlerësimin e nëpunësve administrativ, do të vendosen baza për shpërblim sipas punës, me qëllim, siç sqaroi Mançevski, të mundësohet në fazat e mëvonshme cili sistem të ndërlidhet me sistemin e pagave.

Ministri shtoi se se do të ripërcaktohet edhe sistemi për paga edhe në përgatitjen e ligjit të ri në sektorin publik.

Në adminsitratë, tha ka stërpunësim më nivel më të lartë.

Shtoi se ekziston mungesë të juristëve, ekonomistëve dhe inxhinierëve. Si shembull e theksoi se MSHIA është e obliguar për resurse njerëzore, ndërsa nuk ka asnjë të punësuar për këtë dedikim. Nuk ka, potencoi, ekspertë të lirë për resurse njerëzore edhe në institucionet e tjera.

Si pjesë të rëndësishme të Strategjisë e theksoi edhe sistemin për të dhëna transparente.

Sivjet do të funksionojë Regjistri Qendror Elektronik i Popullatës, do të vendoset portal kombëtar për shërbime elektronike dhe do të rritet numri i shërbimeve elektronike për qytetarët.