Moderatorja Luana Vjollca duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë pushimi, pas përfundimit të spektaklit “Shiko Kush Luan”.

Thuajse një javë më parë, ajo ndodhej në St.Moritz në Zvicër, një prej destinacioneve më luksoze për pushime dimërore, ku pushoi së bashku me partnerin Krenar Çoçaj, motrën Marina Vjollcën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit, Getoar Selimin.

Por nëse menduat se pushimet mbaruan për të, e keni gabim. Së fundmi Luana e ka braktisur sërish Shqipërinë për të udhëtuar drejt Italisë fqinje, në qytetin që tashmë është në vëmendjen e të gjithëve.

Siç ka bërë të ditur moderatorja e njohur, ajo ndodhet në Milano, ku momentalisht po mbahet Java e Modës.

Image