Përgjegjësia mbetet kategori e panjohur për VMRO-DPMNE-në, rasti me viktimën minorene po përfundon dhe po ndërmerren masa parandaluese, reagon LSDM-ja lidhur me rastin me vajzën e përdhunar në Qendrën për përkujdesje “25 Maji” në Shkup.

“VMRO-DPMNE-ja nuk ndalet me keqpërdorime të tragjedive personale dhe njerëzore, edhe pse tërë opinioni dëshmon se rasti me viktimën minorene krejtësisht po ndriçohet dhe po ndërmerren masa për parandalim, që asnjëherë më në të ardhmen të mos përsëriten këso raste.

Është hipokrite dhe joserioze që VMRO-DPMNE-ja mundohet të përfitojë nga fatet njerëzore, dhe pastaj të thirrë në përgjegjësi, kur përgjegjësia ishte dhe mbetet kategori e panjohur për partinë opozitare.

Për fat të keq, ky rast i tregon mangësitë e sistemit për mbrojtje sociale, që vite me radhë ishte i shkatërruar nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe nevojave për ndryshime në shoqëri. Për këtë shkak, siç paralajmëroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me institucionet adekuate, fillon seriozisht të punojë në transformim të shtëpive për kujdes të fëmijëve në rrjet të shtëpive të vogla grupore, me çka do të mundësohet mbrojtje më e mirë dhe dukshëm të zvogëlohet rreziku për paraqitje të sërishme të ndonjë rasti të tillë dhe të ngjashëm”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.