Këmbimi i suksesshëm turistik mes Maqedonisë dhe Turqisë, si dhe ngritja në nivel më të lartë se deri tani, është qëllimi ynë i përbashkët, porositi sot kryetari i Odës hotelierike turistike në LOE, Arkan Kerim në promovimin turistik të Turqisë në organizim të Asociacionit të kompanive turistike dhe tur operatorëve (TURSAB) nga Stambolli, “Turkish Erlajns” dhe Odës hotelerike turistike (TUK) pranë Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE).

“Miqësia tradicionale Maqedoni-Turqi, vlerat dhe interesat e përbashkëta, si dhe afërsia janë mundësi e shkëlqyeshme për përforcimin e relacioneve të vendosura. Banorët e Maqedonisë në Turqi më së shpeshti i vizitojnë destinacionet bregdetare, posaçërisht Antalinë, Kemerin, Belegun, Siden, Alaninë, pastaj Marmarisin, Bodrumin, Fetien, Kushadasin, Qeshmen, të cilat ofrojnë pushime dhe zbavitje të shkëlqyeshme, Kapadokian dhe lokalitete tjera ekzotike arkeologjike dhe sigurisht Stamboliln urën mes Evropës dhe Azisë”, sqaroi Kerim.

Sipas tij, potencial për rritjen e bashkëpunimit është locuar edhe në peizazhet unike dhe jokomerciale në Turqi për turistët e vendit dhe nga rajoni.

Drejtoresha për lidhje kooperative TURSAB, Stamboll, Ela Atakan e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, me theks të veçantë në pasurimin e ofertave për turistët nga vendi ynë.

Delegacioni i agjencive me renome nga Turqia dhe kompanive anëtare në TUK, kishin mundësi për rrjetëzim, realizim të takimeve B2B dhe pjesëmarrje në punëtori për rritje të bashkëpunimit në sektorin e turizmit. Në vigjilje të sezonit të ardhshëm 2018/19, TURSAB në bashkëpunim me “Turkish Erllajns” dhe kompanitë anëtare në TUK do të mundësojnë pako speciale me kushte deri tani më të favorshme për turistët nga Maqedonia në drejtim të rritjes së ofertave  dhe atraksioneve turistike.