Victor Lindelof shpreson të bisedojë me Jose Mourinhon rreth ë ardhmes së tij në Manchester United

Qendërmbrojtësi suedez, Victor Lindelof po kalon momente të vështira në Manchester United, që prej transferimit nga Benfica.

Ai ka luajtur nga fillimi vetëm në 10 ndeshje në Premierligë, por asnjë që nga 1 janari i këtij viti.

Sipas The Sun, suedezi dëshiron që të bisedojë me trajnerin Jose Mourinho para përfundimit të këtij sezoni, në mënyrë që të ketë të qartë të ardhmen e tij.

Lindelof në United u transferua verën e kaluar nga Benfica për 35 milionë euro.