Ligj i ri i rishikuar për buxhetet deri në fund të vitit, me të cilin buxhetet do të planifikohen në kornizë afatmesme dhe do të krijojnë kushte për themelimin e këshillit fiskal, paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në takimin e parë të Këshillit për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike 2018 – 2021 – trup koordinues i angazhuar për ndjekjen e reformave të parapara me Programin.

Ligji për buxhetet, tha Tevdovski, e jep kornizën për menaxhim me financat publike në vend. Me të rregullohet procesi i tërësishëm buxhetor, duke i përfshirë pjesëmarrësit kryesorë në procesin buxhetor, procedurën për përgatitje dhe miratimin e Buxhetit, përmbarimin e Buxhetit dhe llogarinë përfundimtare, menaxhimin me sistemimin buxhetor të mjeteve dhe përgatitjen e Strategjisë afatmesme fiskale. Me ligjin e ri të rishikuar për buxhetet do të bëhen ndryshime në drejtim të vendosjes së kornizës afatmesme në të cilën do të planifikohen buxhetet vjetore”, theksoi Tevdovski.

Siç theksoi ministri i Financave, ligji i ri për buxhete do të krijojë edhe kushte për këshill fiskal, të cilët megjithatë janë në drejtim të zhvillimit të politikës së qëndrueshme fiskale, disiplinës së rritur buxhetore dhe përgjegjësi, besueshmëri e rritur e politikës makroekonomike dhe sistemim i drejtë dhe i qëndrueshëm i shpenzimeve mes gjeneratave aktuale dhe të ardhme.

состанок тевдовски

Programi për reforma për menaxhim me financat publike 2018 – 2021 është strategjia e parë gjithëpërfshirëse nga sfera e menaxhimit me financat publike. Reformat në të duhet të kontribuojnë për arritje të shtatë prioriteteve: përmirësimin e kornizës fiskale përmes avancimit të projektimit, përmirësimin e pagesës së të ardhurave dhe njëkohësisht thjeshtimin dhe përmirësimin e shërbimeve të institucioneve kompetente, avancim i procesit të planifikimit dhe buxhetimit, përmirësim i përmbarimit të buxhetit, rritje e transparencës, rritjen e kontrollit të brendshëm në institucioneve, si dhe në kontrollin e jashtëm dhe mbikëqyrjen parlamentare.

Në takimin e parë të Këshillit për zbatimin e programit u shqyrtua plani vjetor i veprimit.

Krahas ministrit të Financave në takim morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Këshillit, mes të cilëve edhe zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve Bujar Osmani, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, si dhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë së Doganave Sanja Lukarevska dhe Gjoko Tanaskovski