Rober Lewandowski është i lumtur dhe i koncentruar në punën që po bën në Bayern Munich

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka vite që është i lidhur me në kalim të mundshëm në Real Madrid.

Vet lojtari ka thënë se nuk po mendon për gjëra të tilla, pasi është i koncentruar në Bayern, ku dëshiron të bëjë gjëra të mira.

“E ardhmja? Për momentin nuk jam i brengosur”, tha fillimisht Lewa gjatë një interviste për Kicker.

“Nëse do të brengosesha për këtë spekulime si lojtar i Bayernit, atëherë kjo nuk do të ishte e mirë për mua, sepse nuk do të isha i fokusuar në punën këtu”.

“Unë jam lojtar i Bayernit dhe dua të jap gjithçka këtu”, deklaroi në fund polaku. /Express/