Besohet se çdokush ka të paktën një sozi nëpër botë dhe reperi Ledri Vula duket se e ka gjetur të vetin.

Këtë zbulim këngëtari e ka përdorur për të bërë pak humor me ndjekësit e tij. Fillimisht ai ka publikuar në “Instastory”  foto të një djali me flokë të shpupurisura dhe që ngjan shumë me reperin.

Por më vonë Ledri publikoi një tjetër foto të tijën me mbishkrimin “ai nuk isha unë”.

Epo kur bëhet fjalë për Ledrin çdo detaj ngjall interes tek fansat e tij.

ImageImage